Lajmet e fundit

Burri i saj është i njohur për role të cilat nga shumë kush janë konsideruar si jo të pranueshme për shoqërinë.
Pra aktorja Isla Fisher, është e martuar me Sacha Baron Cohen i njohur ndryshe si Borat, transmeton Klan Kosova.
Ata janë martuar para gjashtë viteve pas një lidhje që kishte zgjatur 14 vjet, pra kjo do të thotë që Isla ka qenë pranë tij në kohën kur ai ka luajtur të gjitha rolet kontroverse të tij.
Ajo ka treguar se si është të jesh e martuar me një njeri si “Borat”.
“Njëherë, Sacha erdhi në shtëpi pasi po xhironte filmin Bruno dhe kishte gjak në kurriz si dhe e kishte të thyer gishtin e madh. Këto plagë ai i kishte marrë gjatë xhirimit të skenës së seksit në këtë film. Kur e pyeta se çfarë i kishte ndodhur ai ma ktheu ‘dëmtim në punë’”.
Isla ka treguar se në kohën kur ishte shfaqur filmi Borat, që shkaktoi një zemërim në shumë vende të botës, ajo tërë kohën frikësohej nëse do i vinte edhe ndonjë padi.
“Në vend që ta pyesja se ‘A do i marrësh rrobat?’ unë e pyesja ‘A do të paditemi nga dikush’, ose ‘A ka ndonjë urdhër për të të arrestuar’. Por për fat të mirë, kur ai filloi të bëjë filma të tjerë siç është Diktatori, më ne nuk bënim biseda të tilla pasi nuk kishim implikime ligjore”.