Lajmet e fundit

Sanksionet kundër Rusisë po ndikojnë në ekonominë e saj, thotë
Ekonomistja, Linda Yeuh ka thënë se sanskionet kundër Rusisë po ndikojnë në ekonominë e saj.
Normat e interesit dhe kostoja e huamarrjes janë rritur sipas saj deri në 20 përqind, gjë që do t'i bëjë hipotekat më të shtrenjta, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Yeuh thotë se planet e ShBA-së për të ndaluar blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia do të kenë gjithashtu një efekt.
Ajo thotë se financat e Rusisë janë në gjendje mjaft të mirë për shkak të çmimeve të larta të naftës në vitet e fundit, por këto sanksione do ta bëjnë akoma më të vështirë për të financimin e luftës së tij.
Ekonomia pritet të tkurret me 12 përqind, gjë që do të ketë një efekt të madh për popullin rus.
Ajo që ne nuk e dimë, thotë Yeuh, është se sa do të ndikojë e gjithë kjo në veprimet e Putinit në Ukrainë.