Sot janë bërë një vit nga data kur një tërmet i fuqishëm e ka goditur Shqipërinë, ku kanë humbur jetën 51 persona dhe janë lënduar rreth 3 mijë të tjerë.
Në Durrës kanë humbur jetën 25 persona. Në Thumanë kanë humbur jetën po ashtu 25 persona; ndërsa një tjetër në Lezhë.
Klan Kosova e ka dërguar një ekip në Thumanë për të parë se si është gjendja në këtë fshat një vit pas goditjes nga tërmeti vdekjeprurës.
Gazetarja Merita Neziri në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ka bërë të ditur se tashmë atje ka filluar ndërtimi i rreth 150 shtëpive.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.