Lajmet e fundit

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Zonën Zgjedhore ka treguar për arsyet që kanë çuar në një koalicion me Partinë Socialdemokrate.
“Qasja qeverisëse, që prej partive oponente mund të shihet edhe si jo e mirë, ka bërë që PSD të besojë në këtë koncept dhe t’i ketë temat e qarta. Gjatë rrugëtimi politik njerëzit krijojnë edhe përvojë por edhe nxisin paragjykime”.
“Të gjithë e kanë pa qeverisjen Haradinaj dhe nëse i përmendim të bëmat e saj do të tregoj pse ka ndodhur ky koalicion”.
“Ligji për Prishtinës ka qëndruar në sirtar dhe ka nisë shumë moti, por s’ka pasë guxim për procedim në Kuvend, këtë Qeveria Haradinaj e ka proceduar dhe përzgjedhja ka qenë e saktë. Veprime si këto kanë qenë elemente serioze për të treguar qeverisjen tonë”.
“Njëjtë ka qenë edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, Ligji për Qeverinë dhe pagat që janë diskutuar me vite dhe nuk janë proceduar, por edhe për vendimet tjera si lojërat e fatit. Kur njerëzit e njohin njëri-tjetrin edhe i heqin paragjykimet dhe fillojnë të punojnë bashkë”.
“Kosova praktikisht nuk ka marrë vendim për çështje të veta, që pak a shumë kanë të bëjnë me veriun. Kemi pasë të drejtë me marrë vendim për PTK-në, por jo për Trepçën për shembull. Haradinaj ka pasë guxim të merr vendim edhe për të. Ne këtë e quajmë sovranizim dhe nuk duhet pritur që të merr dikush tjetër për ne. As ndërkombëtarët nuk na dëshirojnë kështu. Kosova merr vendime por jo në dëm të bashkësisë ndërkombëtare”.
“Të gjitha këto kanë sjellë deri në një situatë që të jemi një parti që është e gatshme për të udhëhequr”.
Gjini ka përmendur edhe disa vendime që ka marrë Qeveria Haradinaj dhe që janë kundërshtuar nga partnerët e koalicionet të deritanishëm, PANA.
“Duhet të kuptojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëjë me një qeveri që ka udhëhequr për dy vjet. Ndryshimi i kufijve të Kosovës apo taksa kanë shkaktuar mosmarrëveshje me partnerët e koalicionit”.
“Mendoj se Qeveria Haradinaj ka vendosur një kurs të pakthyeshëm të sovranizimit të Kosovës dhe kjo nuk bie ndesh me partnerët tanë”.