Si e verdhë e sëmurë" filmi më i mirë i shkurtë në Beldocs
"Si e verdhë e sëmurë" (2024) i regjisores Norika Sefa, që shfaqi premierën në festivalin e Roterdamit këtë janar, është shpërblyer me çmimin filmi më i mirë i shkurtë në “Beldocs” në Beograd të Serbisë.
Filmi është një thurje nga materialet arkivore të video kasetave të tregimeve familjare që nuk janë më. Ai zhytet në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, hapësira e jetës bëhet skenë e rutina performancë.
"Si e verdhë e sëmurë" (23') është realizuar me mbështetjen e QKK-së dhe është prodhuar nga shtëpia filmike CMB, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin dhe Norika Sefën, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.