22.05.2015 · përditësuar para 4089 dite1 min lexim
Në 296 e-mailet e Hillary Clinton, të cilat u lansuan në pasditen e të premtes nga Departamenti i Shtetit Amerikan, u shpalosën shumë nga prapaskenat e sulmit kundër Ambasadës Amerikane në Bengazi.
Ndër të tjerash në mesazhet e publikuara, u zbulua se Barack Obama, i drejtohet Hillary Clinton vetëm me një “H”, transmeton Klan Kosova.
Në mesazhet e publikuara shpalosen edhe detaje nga jeta e personale e saj.
Në dhjetor të vitit 2012 ajo kishte qenë e sëmurë dhe iu shkruante dy ndihmësve të saj se është në shtëpi dhe po pushon.
Në e-mail-et e publikuara të cilat ajo i ka shkëmbyer me stafin e saj, ka edhe shumë detaje nga dita e saj dhe agjenda e saj, e cila ndryshonte orë e çast.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.