Lajmet e fundit

Njihet si një ndër filmat më të mirë të të gjitha kohërave.
Forrest Gump, filmi i famshëm iku luan aktori Tom Hank i cili me rolin e tij në këtë projekt filmik pati fituar edhe çmimin Oskar, është bërë pjesë e historisë së pop kulturës.
Ky film ka fituar shumë çmime dhe ka linja shumë të bukura fjalësh.
Por ajo që deri më tash s’është ditur rreth realizimit të këtij filmi është se ai nuk do të bëhej fare po të mos ishte për Tom Hanks.
Mirëpo, që të sigurohej se filmi do të xhirohej e të bëhej legjende, aktori Hanks ka paguar vetë realizimin e njërës nga skenat më ikonike të këtij filmi.
Hanks ka treguar se sa afër ishte që filmi të dështonte për shkak të mungesës së buxhetit,
“Studioja një ditë ishte gati që të hiqte dorë nga filmi ku po luaja unë dhe regjisori më erdhi në shtëpi e më tha: “Shiqo, ky projekt do të dështojë për shkak se s’po na e japin buxhetin e duhur për të xhiruar një sekuencë”. Më pas regjisori Robert Zemeckis më propozoi që të ndanim bashkë koston e asaj skene, dhe unë isha plotësisht dakord. Skena ishte ajo pjesa e filmit ku “Forrest Gump” vrapon rreth e përqark Amerikës”, ka thënë Hanks, shkruan portali i filmave Cinemablend, transmeton Klan Kosova.