Lajmet e fundit

Por, si e përshkruan momentin kritik vetë Top Kolshi, nga ajo që ka deklaruar në polici dhe për avokatin që po e mbron në këtë procedurë?
“Këtu një fakt është i rëndësishëm. Në të gjitha fazat e procedurës, Top Kolshi ka qenë në pronën e tij, të cilën ka qenë duke e shfrytëzu. E një e drejtë e tillë është e njohur edhe me akte ndërkombëtare edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës edhe me ligjet e Kosovës. Top Kolshi ka qenë duke punuar në arën e tij, njihet si njeri që punojnë me bujqësi. Edhe sot kur shkoj me vizitu Topin, e ka të paqartë cilat kanë qenë arsyet e të ndjerit të cilat e kanë shty që të shkojë në arën e tij”, ka deklaruar Halim Shala, avokat i Top Kolshit, për emisionin MAT në Klan Kosova.
Në arën që kishte marrë me marrëveshje kontraktuale për ta shfrytëzuar, e për të cilën paguante një shumë të caktuar bashkëfshatarit pronar, Top Kolshi thotë se që në mëngjesin e asaj dite kishte shkuar për të hapur vijat e ujitjes së misrit.
Sipas tij, pas punës së lodhshme gjatë ditës ishte ndalur për të pushuar. Pikërisht në ato momente, në arë i ishte afruar Enver Bajraktari.
“E pyeta se çfarë po kërkon këtu”, rrëfen Kolshi.
Por, sipas deklaratës së tij, Enveri nuk i kishte treguar asgjë.
Ndiqeni më poshtë deklarimin e Kolshit: