Lajmet e fundit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është kryer një ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale.
Sabedin Sylës kështu iu sigurua gishti që iu ngjit nga mjekët pasi i ishte këputur derisa punonte me një sharrë elektrike, njofton Klan Kosova.
45 vjeçari nga Ferizaj, tash është mirënjohës që i shpëtoi këtë pjesë të trupit.
Ky operacion po konsiderohet si sukses i madh në qendrën kryesore spitalore të vendit, pasi është bërë për herë të parë.
Aq më tepër kur kirurgëve iu munguan pajisje elementare për ndërhyrje të ndërlikuara si kjo.
Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Rejhane Selimi.