Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ndodhi sot Jagodë të Klinës.
Aty humbi jetën një person, tre të tjerë u lënduan në aksidentin e trenit me një veturë
Sipas një dëshmitari që kishte dëgjuar zhurmën dhe kishte shkuar t’iu dilte në ndihmë, shoferi kishte marrë lëndime të mëdha dhe kishte vdekur.
Ndërkaq, tre pasagjerët mbi moshën 60-vjeçare kishin lëndime të lehta trupore.
Dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Ndërsa, i lënduari i tretë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas familjarëve, i lënduari që u dërgua në QKUK ishte me gjendje të përkeqësuar për shkak të problemeve shëndetësore më të hershme që kishte pasur.
Ndiqni detajet shtesë, nga gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova: