Lajmet e fundit

Herët në mëngjes u ka dalë punë në parti. Deputetë e anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, para se të shkonin në Kuvend, shkuan në selinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrahnin mocionin për rrëzimin e qeverisë, i inicuar nga partitë opozitare.
Pas gati një orë diskutimesh para medieve doli zëvendës kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, njëherit ministër i qeverisë që përballet me mocionin.
Ai tregoi se Këshilli i Përgjithshëm i PDK-së nuk e mori vemdimin final dhe se fjalën e fundit për këtë cështje e kishte Grupi Parlamentar i kësaj partie.
Për më shumë, ndiqeni kronikën e gazetarit Dibran Istrefi.