Lajmet e fundit

Këngëtari Yll Limani, i cili u bë i njohur fillimisht nga pjesëmarrja në The Voice of Albania, dhe më pas me projekte të ndryshme muzikore të suksesshme, këtë mbrëmje ishte protagonist i rubrikës Videoselfie të emisionit NIN në Klan Kosova.
Ylli tregoi se si ditën e nis me një kafe shtëpie dhe më pas e merr rrugën për në studio, ku takohet me kolegët e tij nga Str8 Dope Entertainment, me të cilët së bashku krijon projekte të reja.
Ai po ashtu për shikuesit e këtij emisioni e prezantoi edhe gjyshen e tij, e cila i falte puthje.
Këngëtari i hitit "A e din ti" tregoi edhe se inspirimi për këngë mund të vijë nga vendet e pazakonta, siç është rruga apo tualeti.