Lajmet e fundit

Kundërkandidati i Hashim Thaçit për President, Rafet Rama, ditën e premte kur do të zhvillohej seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentin e filloi me mjaltë.
Ai po shpresonte që dita e 26 shkurtit të shkojë ëmbël.
Rama në mëngjesin e së premtes pranoi se kandidimi i tij për të parin e Kosovës u bë nga partia dhe se për të ka pak rëndësi se a do të fitojë.
Njëjtë u shpreh edhe gruaja e tij, Xhyljeta Izmaku-Rama që nuk e mohoi faktin se do i pëlqente shumë të bëhej zonja e parë e vendit.
Ndonëse dita nuk ishte e zakonshme, Rama bëri gjërat që i bënë çdo ditë, përshëndetet me zonjën e tij si dhe e dërgon djalin në kopsht.
Nga aty ai morri rrugën për në Kuvend ku takoi edhe kolegët e tij deputetë.
Kolegia e tij, Ganimete Musliu, edhe pse e nominoi vet atë për President të vendit, e votoi Hashim Thaçin.
Por, Thaçin e votoi edhe vet Rama i cili për Klan Kosovën pranoi se në tri raundet e votimit e kishte votuar liderin e tij, tashmë Presidentin Hashim Thaçi.
Kronikë nga Arbëresha Shpati.