Lajmet e fundit

Dreka e Haki Sejdiut për ditën e Bajramit të Madh ishte, bukë e ajvar.
Por, plaku që nuk ka familje, po e ndihet i lehtësuar se fukarallëkun nuk po e përjeton dikush me të e në këtë gjendje nuk po ankohet as për sytë që e kanë lënë.
Në vendbanimin kolektiv në Dubravë të Ferizajt festë nuk kanë as 12 familje të tjera që ose jetojnë me ndihmë sociale ose atë nuk e marrin fare.
Për më tepër në këtë objekt, shumica janë invalidë e të sëmurë.
Në mungesë të kujdesit nga institucionet, këtë e bëjnë për njëri tjetrit, madhe edhe fëmijët janë ndalur nga shkolla, që të gjejnë punë e t`i mbajnë prindërit e sëmurë.
Gjendjen e rëndë të këtyre 14 familjeve, që kryesisht janë shqiptare, e konfirmon edhe përfaqësuesi i tyre, Agron Dugolli.
Klan Kosova, nuk arriti që në këtë ditë feste, të marrë ndonjë informatë nga komuna lidhur me rastin e këtyre banorëve.
Shumica e banorëve të ndërtesës kolektive në Dubravë, Bajramin e pritën në oborr, në pritje të ndonjë ushqimi. Diçka të tillë, ndonëse në masë të vogël, u sollën bizneset private.
Kronikë nga Arjeta Dragaj.