Albert Einstein nuk ishte njeri që preferonte të festonte ditëlindjen. Fizikanti legjendar i lindur në Gjermani më 14 mars 1879, nuk ka pasur dëshirë që të jetë në qendër të vëmendjes, duke thënë se “ditëlindjet janë për fëmijët”.
Megjithatë në ditëlindjen e tij të 74 përkatësisht në vitin 1953 ai bëri një përjashtim, transmeton Klan Kosova.
Kur Universiteti i New York-ut, Yeshiva ka kërkuar që të ndërtohet një shkollë mjekësore në emrin e tij, Ajnshtajni ra dakord.
Pavarësisht se nuk i pëlqenin nderime të tilla, ai morri pjesë në një drekë për mbledhjen e fondeve në nder të tij.
Pasi është kryer mbledhja u mblodhën rreth 3.5 milionë dollarë për atë që sot quhet Kolegji i Mjekësisë “Albert Einstein”.
Ai vdiq dy vjet më vonë, më 18 prill, 1955.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.