Muaji i shenjtë i Ramazanit përcaktohet nga lëvizja e Hënës, pasi kalendari islam funksionon sipas ciklit hënor.
Ndryshe nga kalendari diellor që përdoret në Perëndim, ai hënor, i njohur si kalendari hixhri, bazohet në fazat e Hënës, duke bërë që Ramazani të mos nisë gjithmonë në të njëjtën datë çdo vit.
Dita e saktë e fillimit të Ramazanit nuk mund të dihet paraprakisht me saktësi absolute, pasi ajo varet nga shikimi i gjysmëhënës së re, një proces që ndryshon nga vendi në vend, njofton Klankosova.tv.
Por si ndodh saktësisht ky proces dhe pse datat ndryshojnë çdo vit?
Ndiqni materialin e përgatitur nga gazetari "Enis Reçica në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova:
https://youtu.be/Cv5rIsCMh64
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.