Lajmet e fundit

Duket që edhe në fitues i Oscar mund të përfshihet me dyshime rreth vetes.
Megjithëse ajo e deshi shumë rolin e shefes së marketingut Joanna Hoffman, kur asaj i është ofruar kjo pjesë, reagimi i saj i parë ishte: “Si do ta bëj unë këtë?”.
Ishte nëntë ditë para Krishtlindjeve vitin e kaluar kur ajo e mori lajmin rreth Steve Jobs.
Winslet kujton: “Ne do të shkonim në Zelandë të Re për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, dhe mua më duhej të isha në San Francisco me nëntë Janar”.
Ajo shtoi: “I thash bashkëshortit tim që nuk do të mundem a bëj”.
I bindur që gruaja e tij do ta përvetësonte shumë mirë akcentin Polako-Armenian-Amnerikan dhe do ta mësonte përmendësh skriptin me më shumë se 180 faqe në mënyrë të lehtë për tre javë, Rocknroll i është përgjigjur: “Para se gjithash ne do të shkojmë në San Francisco. Dhe e dyta, sigurisht që t’i mund ta bësh këtë”.
Më pas, ashtu siç ka bërë edhe shumë herë gjatë 20 vjetëve të kaluara, e nominuara gjashtë herë për Oscars, i ka përvjelur mëngët, është zhytur në rol, dhe në fund ia ka vlejtur.
“Joana e vërtetë ishte shumë e ngrohtë, e qetë dhe një grua me humor. Ishte gruaja e vërtetë e punës së Steve Jobs. Ajo e kishte mbështetjen e tij dhe ai të sajën”, ka thënë Winslet.