Lajmet e fundit

Will Smith ka thënë se ka një përvojë të hidhur dashurie në të kaluarën, që e ka nxitur që të ketë një karrierë prej komediani. Siç rrëfehet aktori, ai kishte një lidhje gjatë kohës sa ishte në shkollë të mesme që e ka lënduar keq, duke e shtyrë kështu që të bëhet ndër komedianët më të famshëm në botë, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
“Kur i kisha 15 vjet, e dashura që kisha atëherë më tradhtoi. Që nga ai moment, pata një ndrydhje të çuditshme në vete dhe dëshiroja që të isha komediani më i famshëm në botë”, ka thënë ai.
Komediani Smith, ka 20 vjet që është i martuar me gruan Jada Smith e ka 3 fëmijë, njërin prej tyre nga martesa e parë.