Lajmet e fundit

Katie Holmes është dukur shumë më ndryshe kur ajo është parë me vajzën e saj Suri Cruise.
Ish bashkëshortja e Tom Cruise dukej shumë jo rehatshëm derisa ka marrë vajzën e saj nëntë vjeçare nga mësimet për muzikë që ajo bën.
Holmes e cila dukej pothuajse krejt e panjofshme ishte larg glamurit që jemi mësuar të shohim derisa kishte zgjedhur të vishte një palë pantollona ngjyrë hiri e nuk kishte veshur as sutjena, transmeton Klan Kosova.
Ajo nuk kishte vendosur as grim ndërsa flokët e saj i kishte lidhur sipër ndërsa grimasat e fytyrës së saj e bënin të dukej sikur aktorja ishte në siklet.
Katie kohët e fundit është përfolur se është martuar me Jamie Foxx me të cilin ka qenë në takim për dy vitet e fundit.
Të dy aktorët u vunë re me unaza në gishtat e tyre të unazës por aktorja si duket kishte zgjedhur të fshihte dorën e saj derisa është parë në këtë dalje me të bijën e saj.