Lajmet e fundit

Kush pa "Mean Girls" dhe nuk u dashurua me të?
2. Shane West
Mjafton kjo foto për t'ju kthyer shumë vite pas. Ishte filmi "A Walk to Remember" që do ta bënte Shane West të dashurin ideal për gjithë vajzat e planetit. Sado kohë të kalojnë, shikimin zemërthyes të tij e kemi para syve.
3. Chad Michael Murray
Një tjetër djalosh që zbukuronte ditët e adoleshencës sonë. Dashuria e parë e vajzave, princi me sy të shkruar e filmave One Tree Hill, Gilmore Girls, Freaky Friday, A Cinderella Story.
4. Jesse Metcalfe
Sigurisht që e mbani mend këtë, por ju kujtohet si John Tucker, në filmin e 2006-ës, "John Tucker duhet vrarë". Skena që ju kujtohet sa shihni këtë fytyrë, është John, djali i keq që luan basketboll me tanga dhe të gjithë e ndjekin pas!
5.Corbin Bleu
Në fakt, sytë i kishim tek Troy (Zac Efron), por shoku i tij kaçurrels nuk mbetej pas.
6.Tom Welling
Emri i tij ndoshta s'ju kujtohet, por e mbani mend si Superman tek "Smallville" apo si Charlie, djali më king i familjes së madhe tek "Telashe me duzinë". Si mund t'i harronim sytë e tij?
/anabel