Lajmet e fundit

Pavarësisht nëse ju përfundoni apo jo lidhjen, apo ndarja është e përbashkët, është gjithmonë e vështirë dhe mund të lejë një shenjë të thellë. Megjithatë, është e rëndësishme të dini se si të merreni me të dhe si të vazhdoni jetën.
Nëse ju jeni në këtë fazë, këto këshilla do të ju shërbejnë.
Mos e mbani zemërimin dhe frustrimin brenda
Shumë njerëz pas përfundimit të lidhjes tërhiqen në vetvete dhe brenda vetes mbajnë zemërim dhe zhgënjim. Kundër kësaj duhet të luftohet dhe mënyra më e mirë janë pushimet, ahengjet, socializimi me miqtë etj.
Mëso të jesh vetëm
Nëse ju keni qenë në një marrëdhënie afatgjate, do ta keni shumë të vështirë. E pra, para së gjithash ju duhet të mësoni të jetoni përsëri vetëm. Duke qenë i vetëm nuk është një gjë e keqe, sepse ju mund të përqëndroheni në gjërat që keni kërkuar gjithmonë, dhe se në lidhje ju nuk keni mundur t’i keni ato t’i bëni. Rilidhuni me miqtë e vjetër, gjeni një punë, mësoni të gatuani, etj.
Fokusimi në të ardhmen
Është normale që ju të mos e harroni ish-in tuaj, edhe të 'spiunoni' për të në internet, por ju duhet të përqëndroheni edhe në të ardhmen tuaj. Kujtoni vetëm se ju nuk mund të jetoni në dhimbje përgjithmonë, dhe se për shkakun e tij ju nuk duhet të vazhdoni të vuani.
Hani shëndetshëm dhe ushtroni
Është e rëndësishme të mos e neglizhoni ushqimin. Hani ushqime të shëndetshme. Trupi ka nevojë për ushqyes që të funksionojë siç duhet. Në vend se të hani ushqime jo të mira, të cilët ndikojnë në rritjen e depresionit, zgjidhni aktivitetin fizik. Ushtrimi rrit nivelin e endorpinës në trup, e cila kontribuon për shëndetin fizik dhe mendor. Për të filluar, përdorni shkallët në vend të ashensorit, shëtitjet dhe pastaj shkoni në palestër. Kjo do t'ju ndihmojë të ndiheni shumë më mirë.
Kthehu prapa në jetën tuaj sociale
Izolimi pas prishjes nuk është një ide e mirë. Në vend të kësaj, rivendosni lidhjet tuaja të humbura sociale me njerëzit, miqtë dhe familjen, dhe sigurohuni që të kaloni një kohë të mirë.