Lajmet e fundit

Protestuesit e krahut të djathtë, të veshur si myslimanë dhe me slogane anti-islamike, kanë demonstruar para një kishe në bregun lindor të Australisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit kanë ndërprerë një meshë të mbajtur në kishën anglikane të Gosfod-it. Një grup prej 10-të njerëzish, kanë hyrë në kishë duke pretenduar se po luteshin, ndërsa kanë imituar lutjet myslimane me një altoparlannt.
Policia lokale po e heton rastin si vepër penale , racizëm.
Partia e Lirisë, kanë publikuar video dhe fotografi të incidentit në rrjetet sociale, duke deklaruar se kjo ishte një demonstratë kundër mbështetjes që po u jep kisha liderëve islamikë.