Lajmet e fundit

Chris Brown është liruar nga burgu pasi që është arrestuar ditën e martë nën dyshimin që kishte kërcënuar me armë vdekjeprurëse.
Beylee Curran, ka thënë që 27 vjeçari ka shënjëstruar atë me armë, përderisa Curran ishte në shtëpinë e tij për të diskutuar rreth një videoklipi.
“Chris doli jashtë kontrollit dhe filloi të bërtiste “Jam lodhur nga ju”, përderisa morri revolen e tij dhe vendosi pranë fytyrës time dhe më tha “ dil nga këtu apo do ti heq trutë” ka deklaruar Curran.
Brown është arrestuar rreth orës 1 pas mesnatës ditën e martë, ndërsa është liruar pasi pagoi kaucionin prej 250,000 dollarësh.
Pas lirimit Brown ka deklaruar që është i lumtur që e vërteta ka filluar të shihet.