Lajmet e fundit

67 vjeçares Fate Xhemalaj nga Drenasi i duhet që t'i nënshtrohet procesit të dializës tri herë në javë, në klinikën e Hemodializës në QKUK.
Edhe pse kjo 67 vjeçare ka sëmundje kronike, vaksinën nuk do të mund ta marrë në këtë fazë të parë, kjo për shkak të kriterit të moshës, anise, e njëjta ka dëshirë të imunizohet.
Mirëpo, i biri i 67 vjeçares beson se edhe këto grup-mosha si puna e nënës së tij, që kanë telashe të mëdha shëndetësore do të duhej të ishin prioritet për tu vaksinuar.
"Secili që ka problem me dializë, pavarësisht moshës duhet mu vaksinu, këta janë mjaft të rrezikuar, boll që vinë në spital tri herë në javë", thotë Fadil Xhemalaj, i biri i Fate Xhemalaj.
Në fakt sipas planit të imunizimit thuhet se në fazën e parë, përveç punëtorëve shëndetësorë, banorëve dhe punëtoreve të shtëpive të t' moshuarve, do të imunizohen edhe grupmoshat mbi 80 vjeç dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike.
Teksa për këtë dhanë sqarime edhe Zyra e Komunikimit të MSH.
"Vaksinimi do të zhvillohet sipas planit të vaksinimit, duke provuar që pas personelit shëndetësorë të vaksinohen realisht ata që kanë më së shumti nevojë, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe të sëmurët kronik të kësaj moshe", deklaruan nga Zyra e Komunikimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Mirëpo u bë me dije se me ardhjen e dozave të reja, do të fillojnë edhe me moshat më të reja.
E, deri më tani janë mbi 260 qytetarë mbi 80 vjec që kanë aplikuar për vaksinë, përmes platformës EKOSOVA dhe 3000 të tjerë të moshave të ndryshme.