Salla plenare e Kuvendit të Kosovës, nga ora 17:00 pritet të mbushet me 120 deputetët e rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo seancë është për konstituimin e Kuvendit.
Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, mblodhi përfaqësuesit e partive parlamentare, me të cilët tha se u dakordua që votimi për pesë nënkryetarët e Kuvendit të bëhet në pako.
Ndërkaq, ish-shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, para se të hynte në Kuvend, konfirmoi se Albulena Haxhiu do të jetë kandidate, teksa shfaqi besimin se e njëjta edhe do të zgjedhet.
Pika e parë e rendit të ditës së kësaj seance, siç raporton gazetari i Klan Kosova, Flamur Gajtani, është krijimi i një komisioni nga të gjitha partitë për të verifikuar mandatet e deputetëve, pastaj hedhet në votim ai raport, i cili nëse kalon, shkohet në pikën e dytë, që është betimi i deputetëve.
Pika e tretë, pas betimit, do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Pika e katërt, që është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, vazhdon nëse zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit.
Kur këto katër pika të përfundojnë, legjislatura e re e Kuvendit konsiderohet e konstituuar, kur nisin të rrjedhin edhe afatet e qeverisë së re, që është 15 ditë pas konstituimit. /Klankosova.tv
https://youtu.be/bbQ4RJbZon0
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.