Lajmet e fundit

Këngëtari nga Gjakova, Gjon Karrica i cili i solli publikut disa këngë mjaft interesante, do të ndryshojë pamje.
Ai ka një figurë mjaft karakteristike, duke sjellë frizura nga më të ndryshmet.
Nga biond, në djalosh me flokë të gjelbra e të tilla ngjyra, Gjon Karrica njihet për stilin e veçantë.
Krijuesi i këngës “Pe du një virgjëreshë”, ka publikuar në instagramin e tij një fotografi, kolazh, duke i paraqitur të gjitha pamjet e tij deri më tani.
Në fotografitë e bashkuara me njëra tjetrën, Gjoni nuk duket i njëjtë në asnjërën.
Madje në disa raste ai nuk njihet fare.
Në mesin e shumë fotografive, ai në fund ka vendosur një pikëpyetje, duke lënë të kuptohet se përsëri do të ndryshojë pamje.