Lajmet e fundit

Kandidati i Nisma për Kosovën, Shyqiri Bytyqi që synon të marrë udhëheqjen e Prishtinës ka treguar në “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova se a e kundërshton shefin e tij, Fatmir Limajn.
Ai ka treguar se a i ka thënë ndonjëherë “JO” kreut të Nisma-s.
“Varet për çfarë teme, varet kur i themi “JO” edhe raste kur i themi “PO””.
Bytyqi ka treguar edhe një rast konkret të kundërshtimit.
“Kemi pasur një diskutim lidhur me një ide të tij lidhur me rritjen e taksave të atyre që kanë dy-tri vende pune. Ideja ime ka qenë “JO” se mendoj nuk mund t’i themi një personi të paguajë më shumë taksa se punon në dy-tri vende sepse kjo nuk është praktikë ligjore”.