Lajmet e fundit

Është shtyrë për më 28 qershor seanca gjyqësore për rastin.
Në këtë rast i akuzuar është edhe ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Si dëshmitarë në seancën që ishte paraparë të mbahej sot ishin ftuar 22 persona, mes të cilëve janë kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski, kryesuesi i Këshillit të komunës, Mirosllav Shipoviq si dhe Sasha Bogdanoviq.
Sipas akuzës, Gruevski në rastin në fjalë është porositësi i dhunës, kurse Janakievski ka pranuar përmes anëtarëve të partisë të zbatojë dhunë ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe anëtarëve tjerë të Këshillit komunal, raporton Alsat-M, përcjellë Klan Kosova.