Lajmet e fundit

Të dhënat e reja të Agjensisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e papunësisë në Kosovë nuk ka shënuar ulje të vërejtshme.
Papunësia në vitin 2014 ishte në shkallën 35.3 përqind. Përqindja e të papunëve ishte më e lartë në mesin e femrave(42 përqind) se tek meshkujt.
Sektorët që punësojnë më shumë femra janë ai i arsimit, shëndetësisë e tregitsë, ndërsa meshkuj janë ai i prodhimit dhe ndërtimtarisë.
Nga raporti del se nga femrat në moshë pune, vetëm një e pesta e tyre janë aktive, në krahasim me 61.8 përqind të meshkujve të të njejtës kategori.
Në këtë mes, janë femrat e reja që kanë papunësi më të lartë, me 71.7 përqind, sesa të rinjtë meshkuj me 56.2 përqind.
Sektorët që punësojnë më shumë femra janë ai i arsimit, shëndetësisë e tregitsë, ndërsa meshkuj janë ai i prodhimit dhe ndërtimtarisë.