The Rolling Stone e kanë konfirmuar se do të lansojnë edhe një album të ri në dhjetor të këtij viti.
Blue dhe Lonesome, ka filluar të përpunohet në fillim të këtij viti në Londër, dhe do të jenë versione të reja të këngëve nga Howlin’Wolf dhe Jimmy Reed.
Kitaristi Eric Clapton po ashtu ka marrë pjesë në këtë album me meloditë e tij i cili po ashtu në studion fqinje po e realizonte albumin e tij më të ri.
The Stones nuk kanë lansuar një album qysh nga viti 2005, kur hodhën A Bigger Bang.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.