Lajmet e fundit

Kandidatët për kryetar të komunës së Prishtinës, e intensifikuan fushatën elektorale të hënën.
Uran Ismaili i PDK-së tregoi se gjatë kësaj jave do të jetë 24/7 në terren në fushatë, duke vizituar banorë e biznese nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Ismaili premtoi se do të rregullojë rrugët, ndriçimin e shtojë shtigje për biçikleta në Tophane e Arbëri.
Arben Vitia i VV-së i cili vizitoi disa pronare të bizneseve në Tophane u zotua se do të shtoje ndriçimin publik e do tê mirëmbahen si duhet rrugët e kësaj lagjeje.
Daut Haradinaj i AAK-së premtoi se do të zgjidhë njëherë e mirë problemin e pronësisë së tokave në Kodrën e Trimave, duke ua mundësuar që me tre dëshmitarë të marrin tapinë e pronës në të cilën banojnë mbi 40 vite.
Ndërsa Gëzim Mehmeti i AKR-së u zotua se do te krijojë korsi të veçantë për autoambulancat e urgjencës.