Si projekti më i madh ekonomik i kësaj qeverie, do të shqyrtohet të enjten në Kuvend.
Por para se projektligji për themelimin e Fondit Sovran të kalojë në lexim të dytë, organizatat ekonomike po e kundërshtojnë mos plotësimin e tij, raporton Klan Kosova.
Për Lidhjen e Bizneseve të Kosovës, nëse ky ligj jetësohet si i tillë, nuk garanton zhvillim ekonomik.
Besart Dreshaj, kryetar i LBK-së thotë për Klan Kosova se drafti nuk stimulon prodhimin e sektorin privat, për çka sipas tij nuk pati sukses në vende tjera ku u zbatua.
Kurdo që del në votim, votat e partisë më të madhe opozitare, ky projektligj nuk do t`i ketë.
PDK-ja përmes shefit të deputetëve të saj, Abelard Tahiri, paralajmëroi se nëse miratohet ky projektligj, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, për çka kanë mbështetjen edhe të AAK-së.
https://www.youtube.com/watch?v=gPIFZi0zgaE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.