Rrëmbeu çmimin e tretë në Eurovizion, por dikur anëtarit të jurisë AGK nuk i pëlqeu
Gjon Muharremaj është shqiptari 22 vjeç i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision këtë vit dhe rrëmbeu çmimin e tretë, çmim ky jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin zviceran.
Gjoni është me prejardhje shqiptare, me prindër nga Kosova dhe Shqipëria, mirëpo është rritur në Zvicër, shkruan Klan Kosova.
Emri i tij artistik “Gjon’s tears” (Lotët e Gjonit) është një përvojë nga fëmijëria e tij, ku si nëntë vjeçar ai e emocionoi gjyshin e tij.
Në vitin 2011 ai morri pjesë në Albanian’s Got Talent ku edhe fitoi vendin e tretë.
Gjatë kësaj periudhe ai e shfaqi talentin e tij të jashtëzakonshëm me një zë shumë të ëmbël dhe me performancë shumë profesionale.
Mirëpo, njëra nga performancat e Gjonit nuk i pëlqeu regjisorit Altin Basha i cili i dha X atij në atë kohë.
Për kolegun e tij të jurisë, Armend Rexhepagiqi, vlerësimi i Bashës nuk ishte i duhuri.
Rexhepagiqi për Gjonin tha në performancën e tij po dëgjonte engjëjt dhe se ishte mahnitur dhe impresionuar nga kjo performancë e tij.
“Nëse ndonjëherë në ndonjë interpretim më duket se i kam dëgjuar engjëjt kjo ishte sonte dhe pastaj ai shpërthim fantastik thuajse të gjitha koret e botës këndojnë. Jam aq i impresionuar dhe i mahnitur saqë vetëm dua të them diçka. Ti je aq i vogël dhe ndoshta nuk do e kuptosh, mirëpo do e kuptojnë ata që e shikojnë spektaklin tonë pranë televizorëve të tyre dhe që mbajnë botën në duart e tyre”.
Si kundërpërgjigje ndaj kolegut të tij në juri Altinit të cilit nuk i pëlqeu kjo këngë, Armendi tha se nuk dëshiron që askush ta dëmtoj dhe thyej shpirtin e tij të brishtë, derisa i uroj të gjitha të mirat me shumë krenari.
“Njeriu është i përbërë prej mishi dhe gjaku dhe janë këto materiale që dëmtohen shumë lehtë, por më së lehti dëmtohet ai shpirti i njomë artistik e romantik. Unë dëshiroj që në këtë botë të vrazhdë të shekullit 21 askush kurrë mos të dëmtojë asnjë milimetër tënden, mos të thyej kurrë dhe ti të vazhdosh me shumë krenari dhe dashuri aty për ku je nisur”
Gjon Muharremaj u emocionua shumë nga komentet pozitive të producentit Armend Rexhepagiqi, madje edhe derdhi lot prej gëzimit.
https://www.youtube.com/watch?v=XLNrkdyEQ9Q
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.