Gjysmën e tokës së mbjellur me grurë e korri deri në mesditën e së shtunës Ramë Muqa në Korish të Prizrenit.
E me bereqetin që po gjen këtë vit ky fermer është tejet i kënaqur.
Si shkak i të reshurave të mjaftueshme, ky bujk po shpreson që nga këta tre hektar t’i marr rreth 18 mijë kilogram grurë, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, ky ka një hall, thotë se nuk ka fitim të mjaftueshëm.
Kronikën me detaje e ka përgatitur Enis Reçica.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.