Helmeta të cilën e kishte bartur piloti i Ferrarit, Charles Leclerc në garën e Formula 1 në Monako u hodh në ankand.
Si rezultat ajo u shit në kohë rekord dhe me shifër marramendëse përcjell klankosova.tv.
Për të u paguan hiç më pak se 306 mijë euro, shifër të cilën e ka zbuluar shtëpia e ankandeve RM Sotheby's.
Sipas tyre me këtë rast është vendosur edhe rekord i ri botëror.
Helmeta e Leclerc-ut është shitur pothuajse dyfish më shtrenjtë se ajo e legjendës Ayrton Senna.
Helmeta e këtij të fundit që e kishe përdor gjatë botërorit të vitit 1990 në vitin 2019 ishte shitur për 162 mijë euro.
Në të njëjtin ankand janë shitur edhe rrobat e pilotit Charles Leclerc mbi 61 mijë euro.
Dorëzat janë shitur për 19 mijë euro kurse për çizmet u paguan 42 mije euro.
Fondet e mbledhura nga shitja e helmetës së Leclerc-ut do të dërgohen si donacion për viktimat e vërshimeve në Itali.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.