Lajmet e fundit

Zjarri që ka përfshirë sot malet e fshatit Zhegër të Gjilanit është shuar tërësisht.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ky i fundit tha se njësitet e zjarrfikësve që kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arritur që me shumë mund ta shuajnë zjarrin në tërësi.
Sipas Hashanit, zjarri ishte zgjeruar në një hapësirë të konsiderueshme dhe kishte rrezik që të përfshinte edhe pjesë të fshatit Llashticë por kjo gjë u evitua.
Ai gjithashtu bëri të ditur se si pasojë e këtij zjarri nuk është asnjë person i lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe pritet një raport për vlerësimin e tyre.