Lajmet e fundit

Futbollisti legjendar i Sporting Gijon dhe Barcelonës, Quini, është ndarë nga jeta.
Quini, emri i të cilit ishte Enrique Castro Gonzalez, vdiq të martën pas një sulmi në zemër.
Ai luajti për 12 vjet te Sporting Gijon ku kishte shënuar 243 gola nga 421 paraqitje.
Më pas, ishte transferuar te Barcelona ku kishte kaluar katër vjet, duke radhitur 142 lojë e 77 gola.
Quini ishte kthyer te skuadra e vendlindjes, Sporting Gijon, ku i kaloi tre vjetët e fundit në karrierë, duke luajtur 78 herë, dhe duke shënuar 32 herë.