Lajmet e fundit

Ylli i heavy metal, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Vdekja e tij vjen vetëm disa javë pas koncertit të tij të fundit me Black Sabbath, transmeton klankosova.tv.
Në një deklaratë nga familja e tij thuhet:
"Me më shumë trishtim se sa mund të shprehë fjalët, duhet të njoftojmë se i dashuri ynë Ozzy Osbourne ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte me familjen e tij dhe rrethuar nga dashuria. Kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes sonë në këtë kohë".
"Sharon, Jack, Kelly, Aimee dhe Louis."