12.03.2017 · përditësuar para 3411 dite1 min lexim
Është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare, aktori nga Gjakova, Hadi Shehu, njofton Klan Kosova.
Familjarët kanë njoftuar se Shehu ka vdekur pas një sëmundje.
Shehu ishte njëri prej themeluesve të Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.
Kishte diplomuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e Artit dramatik.
Filmat më të njohur të Shehut janë; “Gjurmë të bardha”, “Kur pranvera vonohet”, “Era dhe Lisi” e shumë të tjerë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.