Lajmet e fundit

Gjurmë të punës së tij prej gazetari, la më bollëk.
Ato datojnë edhe para luftës, kur Zijadin Gashi ishte një i ri 23-24 vjeç, që guxoi të raportojë në kushte okupimi, në të përditshmen “Kosova Sot”.
Autori, që shkroi e raportoi shumë më tepër në 24 vjetët e lirisë, vdiq të martën, në moshën 51-vjeçare.
Familjarët dhe miqtë e tij me zor i mbajtën lotët, në ceremoninë e varrimit.
Gashi u quajt një kryemjeshtër i zanatit dhe person i rrallë.
Një koleg i Gashit, që ka punuar shumë me të para dhe pas luftës, tha se gazetarë si tashmë i ndjeri është zor të gjendet.
Për punën e tij paraluftës, Gashi ishte nderuar me mirënjohje nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë.
Gashi pati nisur punën si gazetar në të përditshmen “Kosova Sot” për ta përfunduar angazhimin e tij në medie si kryeredaktor në TËVË1. /Klankosova.tv