Lajmet e fundit

Kosova nga sot e ka një mik më pak në diplomacinë e nivelit botëror.
Albert Rohan ndërroi jetë në Vjenë të Austrisë.
Bashkëautori i Pavarësisë së Kosovës, shtetin e ri e trajtonte si foshnje të veten, njofton Klan Kosova.
Madje, çdo ditë lexonte lajme nga Prishtina që shumë shpesh edhe e shqetësonin.
Këto gëzime e hidhërime ai i ndau vitin e kaluar në një intervistë për ekipin e Klan Kosovës që realizoi dokumentar për miqësinë e austriakëve me shqiptarët.
Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Arbëreshë Shpati.