Një afishe që tregon se ajo vdiq, u vendos pranë vendit ku zhvilloi mbi gjysmëshekulli karrierë.
Aktorja e Teatrit Kombëtar, Shirine Morina humbi betejën me sëmundjen e veshkave të dielën pas disa komplikimeve që iu shfaqën së fundi, përcjell klankosova.tv.
73 vjeçarja përgjatë karrierës së gjatë në skenë, kujtohet si person i përgjegjshëm e shumë punëtore.
Artistja veç në teatër la gjurmë edhe në serialet ''Kombinati'', ''Cimerat'' e ''Pleqtë'' ndërsa vdekja e saj, konsiderohet se do të lë zbrazëti nga komuniteti artistik.
Shpirti i saj artistik që nuk pushoi as në kohët e okupimit, do të kujtohet gjatë e bashkë me figurat e tjera superiore të artit.
Në nderim të jetës dhe veprës së Shirine Morinës, të hënën nga ora 14.00 do të mbahet Mbledhje Komemorative në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar, teksa varrimi i të ndjerës do të bëhet në ora 16.00, në varrezat e Qytetit në Prishtinë.
https://www.youtube.com/watch?v=1b5JxkQaAzY
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.