Lajmet e fundit

Ka dy ditë që një shtyllë elektrike në lagjen Vranjevc të Prishtinës është gati duke rënë, njofton Klan Kosova.
Banorët kanë thënë se e kanë lajmëruar rastin, por askush nuk ka ardhur.
Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë për klankosova.tv se KEDS është fokusuar së pari në riparimet e mëdha pasi që stuhia e ditëve më parë ka shkaktuar dëme shumë të mëdha duke ka lënë pa rrymë një mijë familje, dhe se tani janë duke u fokusuar në dëmet më të vogla të cilat i ka shkaktuar stuhia.
Buzhala më tej ka shtuar se mobilizimi i KEDS-it pas stuhisë të së hënës ka qenë shumë i madh.