Lajmet e fundit

Është shtyrë votimi i Propozim-Rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë që ishte propozuar nga Partia Socialdemokrate.
Kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë në vazhdimin e seancës parlamentare se votimi i saj do të dërgohet përsëri në parlament pasi që të arrihet një harmonizimin i partive politike.
Në këtë seancë ku po shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat paraprake nuk po marrin pjesë deputetët e LDK-së dhe ata të Vetëvendosjes.