Lajmet e fundit

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ky proces nuk do të vazhdojë ditën e hënë ashtu siç qe paraparë.
“Për shkak të situatës që duhet pasur kujdes me COVID-19, takimi në kuadër të procesit të dialogut për të hënën do të shtyhet”, ka thënë Lajçak, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte paraparë që të diskutonin për çështjet financiare dhe ato të pronës.
Në agjendë nuk ka qenë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.