Lajmet e fundit

Është shtyrë për 30 dhjetor seanca përfundimtare e rastit “Pronto” e cila ishte paraparë të mbahej këtë të hënë e ku avokatët mbrojtës dhe Prokurorja Speciale do të mbanin fjalët përfundimtare.
Seanca u shty pasi prokurorja Drita Hajdari ka bërë ndryshim faktit të aktakuzës duke bërë që avokatët e të akuzuarve Adem Grabovci dhe Besim Beqaj të kërkojnë shtyerje të ditës kur këta do të japin fjalët përfundimtare me qëllim që të sjellin në gjykatë edhe dy dëshmitarë tjerë, Fitim dhe Nuredin Krasniqin.
Kërkesa u aprovua nga trupi gjykues me ç'rast më 30 dhjetor do të merren edhe dëshmitë e reja, por edhe pritet të thuhen fjalët përfundimtare./ Klan Kosova