Është shtyrë seanca fillestare ndaj Jon Hotit, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë.
Arsyeja e kësaj shtyrje është mungesa e avokatit të të pandehurit, për shkak se mbrojtësi e kishte pranuar sot ftesën për seancë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga prokurorja e rastit, Valbon Disha - Haxhosaj.
"Seanca e radhës është paraparë të mbahet më 27 maj", deklaroi ajo për Klankosova.tv.
I pandehuri Jon Hoti, akuzohet se i kishte privuar nga jeta dy persona, Rexhep dhe Allison Shlivovën.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 13 nëntor 2024 në Klinë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.