Lajmet e fundit

Shqyrtimi gjyqësor i rastit të njohur si “Drenica I” është shtyer për në ora 11:00.
Seanca që pritej të fillonte në Gjykatën e Apelit është shtyer pasi mungojnë përkthyesit dhe daktilografët, njofton Klan Kosova.
Mbrojta ka apeluar vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, kundër dënimit të Sami Lushtakut, Sylejman Selimit, Jahir Demakut.
Ndërsa prokurori është ankuar për Sahit Jasharin e Sabit Gecin të cilët Gjykata Themelore i ka lënë të lirë.
Ndërsa për Avni Zabelin e Ismet Haxhën, prokurori nuk ka ushtruar ankesë.
Të gjithë kanë qenë të akuzuar për Krime Lufte.