Lajmet e fundit

Protesta e paralajmëruar për sot para Ambasadës së Suedisë në Kosovës është shtyrë.
Njëri prej organizatorëve, Ben Apolloni, ka thënë se shtyrja ka ndodhur për shkak se protestën nuk e kanë paralajmëruar në polici sipas rregullit, transmeton Klan Kosova.
Ky është statusi i Apollonit:
“Të dashur miq,
Ju njoftoj se protestën me moton "No Nobel for Handke", të paralajmëruar për nesër, jemi të detyruar ta shtyjmë për shkaqe sigurie.
Për shkak të jehonës së protestës në media dhe në rrjetet sociale dhe për shkak se ne nuk e kemi ditur që protesta duhet të paralajmërohet 72 orë më parë në polici, na është sugjeruar që ta shtyjmë.
Për ditën e mbajtjes së protestës, më të njëjtën moto dhe më të njëjtin qëllim, e në të njëjtin vend, do të ju njoftojmë.
Ju falënderoj për mirëkuptim!”.