Lajmet e fundit

Është shtyrë mbledhja e Qeverisës së Kosovës që pritej të mbahej të mërkurën në mëngjes, për synonte procedimin në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i saj Faton Abdullahu, që nuk ka komentuar më tutje këtë cështje.
"Demarkacioni nuk shqyrtohet në mbledhjen e nesërme të Qeverisë", ka thënë ai.
Por është edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi që ka thënë për klankosova.tv se është shtyrë mbledhja në tërësi.
“Për shkak të angazhimeve të kryeministrit Isa Mustafa është shtyrë gjithë mbledhja e Qeverisë”, ka thënë Abrashi.